Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Të mbijetuarit e fundit të uraganit Katrina po evakuohen sot nga qyteti i Neë Orleansit.
Refugjatët po dërgohen në strehimoret e mëdha në shtetin e Luizianës dhe Teksasit, pasi që kanë pritur 5 ditë në qytetin e shkatërruar nga uji.
Ekipet e shpëtimit po adhtu po mbledhin trupat e atyre që u mbytën në vërshime.
Guvernatorja e Luizianës Kathleen Blanco tha se mijëra mund të jenë të vdekur. Anëtari i grupit afrikano-amerikan i Kongresit Amerikan Elijah Cummings duke folur rreth kritikave se qeveria federale ka qenë shumë e ngadalshme për t'iu ardhur në ndihmë afrikano-amerikanëve në Neë Orleans,tha:
"Nuk mund të lejojmë që në histori të thuhet se dallimi mes atyre që jetuan dhe atyre që vdiqën, ishte varfëria, mosha, ose ngjyra e lëkurës", tha Cummings.
Ndërkohë, forcat e sigurisë po patrullojnë në qytet, ku refugjatët thonë se ka pasur dhunime, sulme, madje edhe vrasje mbi mijëra njerëz të strehuar pas uraganit në disa objekte.
XS
SM
MD
LG