Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Një polic i Shërbimit Policor të Kosovës dhe vëllai i
tij kanë humbur jetën mbrëmë, gjysëm ore pas mesnate, kur vetura e tyre civile ka eksploduar. Kjo ngjarje ka ndodhur në rajonin e Vitisë.
Lajmi është konfirmuar nga Shefi i Operativës Rajonale të SHPK-së në Gjilan, major Shaban Azizi, i cili ka pohuar se dy persona kanë vdekur si pasojë e
eksplodimit të makinës së tyre, por ende nuk dihen
arsyet që sollën deri te eksplodimi i makinës.
Personat që humbën jetën janë, Naser Rama 27 vjeç
polic i SHPK–së në Viti dhe vëllai i tij Jeton Rama 34 vjeç.
XS
SM
MD
LG