Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i mandatuar dje nga Presidenti, Sali Berisha shpalli emrat që do të përbëjnë kabinetin e tij qeveritar. Emrat e zyrtarizuar sot, për postet e 14 ministrive, ishin po ato që media kish publikuar ditët e fundit, me përjashtim të ministrisë së integrimit e cila mendohej se do të drejtohej nga Aldo Bumcci, por që në të vërtetë do të drejtohet nga zonja Troshani.
Ministria e Jashtme i është lënë Besnik Mustafajt, Ministria e Financave do të drejtohet nga Ridvan Bode, Ministria e Brendshme nga Sokol Olldashi, Ministria e Turizmit dhe Transportit nga Lulzim Basha, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Bujar Leskaj, e Bujqësisë nga Emin Gjana, e Shëndetësisë nga Maksim Cikuli, ndërsa zëvendës kryeministër do të jetë Ilir Rusmajli.
Kryeministri Berisha tha se të 14 ministrat e kabinetit të tij nuk kanë konflikte interesash dhe se nuk drejtojnë biznese. Bujar Leskaj i cii ka në pronësi një motel në Vlorë, ka premtuar të heq dorë pasi të marrë postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
XS
SM
MD
LG