Ndërlidhjet

PEKIN


Marrëdhëniet e fuqishme mes Bashkimit Evropian dhe Kinës janë "jashtëzakonisht të rëndësishme" ka deklaruar kryeministri britanik Tony Blair, i cili gjendet në Pekin në takimin vjetor Kinë – BE.
Blair ka kërkuar nga Evropa që të pranojë sfidat e ndryshimit që vijnë si rezultat i ngritjes së fuqisë ekonomike të Kinës dhe Indisë.
"Ndryshimet që po ndodhin rreth nesh dhe që sjellin rritjen e marrëdhënieve tregtare mes Kinës dhe evropës janë ndryshime që unë i shoh jo si kërcënim, por si mundësi. Si mundësi për njerëzit tanë, për kompanitë tona, për vende pune dhe përparim të qytetarëve tanë, si atyre evropianë dhe kinezëve", tha Blair.
Takimi arriti marrëveshjen lidhur me eksportin e tekstileve kineze në Evropë. Sasi të mëdha tekstilesh ishin bllokuar në portet evropiane, pasi kalonin sasinë e përcaktuar mes Pekinit e Brukselit në qershor.
XS
SM
MD
LG