Ndërlidhjet

MITROVICË


Diplomati Kai Aide, i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për ta përpiluar raportin për gjendjen në Kosovë, sot ishte në Mitrovicë. Me këtë rast ai bisedoi me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Zoti Aide tha se "kemi një situatë të sigurisë e cila, besoj, është më e mirë se që ishte më parë, por ende nuk është në shkallën e kënaqshme". Politikani serb, Rangjel Nojkiq tha se e kishin informuar zotin Aide me "vështirësitë me të cilat po përballemi gjatë aktiviteteve tona, para se gjitha lidhur me institucionet e Kosovës".
XS
SM
MD
LG