Sot, nga Policia e UNMIKU-ut, komanda rajonale për Prishtinën ka kaluar në Shërbimin policor të Kosovës. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeadministratori, Soren Jessen-Petersen dhe zëvendës kryeminsitri i Kosovës, Adem Salihaj. Zëdhënësja e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Hua Jiang i tha radios Evropa e Lirë se po vazhdojnë përgatititjet dhe para fundit të këtij viti do të përfundoj bartja e kompetencave nga ndërkombëtarët tek institucionet e Kosovës, në fushë të drejtësisë dhe në polici.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.