Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumuar se aeroplanët e saj ushtarak kanë shkatërruar sot dy ura në lumin Eufrat afër kufirit me Sirinë, me qëllim që të parandalohet kalimi i kryengritësve dhe i municionit drejt Bagdadit dhe qyteteve të tjera më të mëdha në Irak. Prej zhvillimeve të tjera nga Iraku raportohet se nga një shpërthim bombe në një rrugë në qytetin Khalidiya, që është në perëndim të Bagdadit, janë vrarë katër ushtarë irakianë dhe pesë të tjerë janë plagosur. Në qytetin verior të Mosulit forcat e Irakut kanë arrestuar 13 kryengritës të dyshuar.
XS
SM
MD
LG