Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i Irakut Jalal Talabani tha se Sadam Hyseini i ka pranuar vrasjet dhe krimet tjera të kryera gjatë regjimit të tij dhe se do ta përsëriste të njëjtën gjë. Talabani i tha një televizioni irakian se një gjykatës hetues ka nxjerrë këto pohime nga Sadami.
"Sadami meriton një dënim me vdekje 20 herë në ditë, por unë besoj në parimin e përgjithshëm, që është kudnër dënimit me vdekje. Sadami është një kriminel lufte. Ai është munduar të më vrasë mua 20 herë", tha Talabani.
Në zhvillime tjera militantët kanë vrarë 4 punëtorë të sigurimit të ambasadës amerikane në Basra dhe dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme. Ushtria amerikane tha se militantët kanë liruar një kontraktor amerikan të rrëmbyer në nëntor.
XS
SM
MD
LG