Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KUALA LAMPUR


Një numër diplomatësh britanikë e amerikanë, pjesëmarrës në një konferencë të të drejtave të njeriut në Kuala Lampur të Malajzisë, kanë lëshuar takimin pas akuzave të ish kryeministrit vendas, Mahatir Mohamed se këto vende po vrasin irakianë.
Mahatir bënte përgjegjëse forcat amerikane e britanike për mijëra të vdekur në Irak dhe iu referua dy vendeve si "vende terroriste".
I dërguari britanik tha se largimi ndodhi për shkak të "abuzimeve dhe keqinterpretimit të fakteve". Mahatir ka drejtuar vendin për 22 vjet dhe gjatë kësaj periudhe është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe pakicave.
XS
SM
MD
LG