Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj një pjesëtari të Shërbimit policor të Kosovës, në rrugën Ferizaj – Shtërpce. Në një kumtesë nga zyra e tij, thuhet se sulmi me armë zjarri kundër pjesëtarëve të SHPK-së është porosi e dëmshme, që qeveria dhe populli i Kosovës e cilëson të papranueshme. Zoti Kosumi ka dënuar edhe aktin vandal të rrënimit të përmendores së pjesëtarëve të UÇK-së në fshatin Brod afër Shtërpces. Sulmin ndaj policit e kanë dënuar edhe zyrtarët e lartë të policisë në Kosovës, Kai Vitrup dhe Sheremet Ahmeti.
XS
SM
MD
LG