Ndërlidhjet

NJU JORK


Mijëra njerëz janë mbledhur sot në vendin ku kanë qëndruar më parë kullat binjake në Nju Jork dhe në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, për të shënuar përvjetorin e katërt të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Në sulmet kundër kullave të Qendrës Tregtare Botërore u vranë afër 3 mijë njerëz. Pjesëmarrësit kanë mbajtur një minutë heshtjeje në kohën kur aeroplani ka goditur kullën veriore.
Në Moskë është mbajtur një requiem komemorativ për viktimat, ku morën pjesë diplomatët e huaj.
Në Itali, Papa Benedikti shënoi përvjetorin duke kërkuar një refuzim global të dhunës dhe që njerëzit të ndërtojnë një botë të drejtësisë dhe paqes.
XS
SM
MD
LG