Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri japonez Juniciro Koizumi ka përsëritur sot se se do të japë dorëheqje në vitin 2006, kur mandati i tij si kryetar i Partisë Demokratike Liberale skadon, pavarësisht fitores në zgjedhjet e së dielës.
"Do të dëshiroja dikë me mprehtësi, përvojë dhe me një sens të përgjegjësisë, që të më zëvendësojë kur unë të kem shkuar. Kur mendoj për këtë, do të dëshiroja ta shihja këtë person që të bëhet gati për këtë rol", tha Koizumi.

NIKOZI
Një aeroplan që duhej të fluturonte për në Britani ka qëndruar në ishullin mesdhetar të Qipros pasi udhëtarët e frikësuar refuzuan të niseshin me dy pakistanëzë, që dyshoheshin se janë terroristë myslimanë. Policia tha se aeroplani është dashur të udhëtojë mbrëmë për në Mancester, derisa po vazhdon kontrollimi i valigjeve. Policia ka thënë se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë tek pakistanezët.
XS
SM
MD
LG