Ndërlidhjet

TIRANË


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Shqipërisë t'i përshpejtojë reformat për hyrjen e vendit në NATO dhe BE.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka kërkuar qeverisë së re ta luftojë korrupcionin dhe të krijojë "ambient më të mirë afarist" në vend.
"Ka ardhur koha që Shqipëria t'i afrohet integrimit të plotë në bashkësinë auroatlantike", thuhet në letrën e presidentit amerikan, të cilën kryeministrit Sali Berisha ia dorëzoi ambasadorja Marcie Ries.
Ndërkaq kryesuesja e radhës e BE-së i ka kërkuar Tiranës "të fillojë punën pa vonesë dhe me përkushtim të madh në bazë të një agjende të qartë e të fortë të reformave"
"Kërkohet përparim i prekshëm, forcim i sundimit të ligjit dhe veçanërisht reforma zgjedhore", thuhet në letrën e ambasadës britanike në Tiranë.
XS
SM
MD
LG