Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld planifikon, që të bëjë presion mbi aleatët e NATO-s që të heqin dorë nga restriksionet rreth veprimeve të trupave të tyre në Afganistan, Kosovë dhe në misionet tjera.
Rumsfeld ka bërë në një ndalesë të shkurtër në Londër, para se të udhëtojë në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të mbrojtjes së NATO-s.
Para fillimit të këtij takimi, që do t'i kushtohet reformës dhe aksioneve të aleancës, ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck, ka thënë se nga nga ky takim duhet të dërgohet sinjal, se aleanca duhet të ketë ndikim më të madh në miratimin e vendimeve politike, që kanë reperkusione ushtarake.
Si shembull, ministri Struck ka përmendur Kosovën duke thënë se atje mund të llogaritet në trazira, gjithnjë përderisa nuk merret vendimi për statusin përfundimtar.
XS
SM
MD
LG