Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Irakut, Jalal Talbani, ka shprehur besimin se trupat irakiane do jenë të afta të zëvendësojnë forcat amerikane duke filluar nga fundi i vitit tjetër.
Talabani i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me presidentin amerikan George Bush.
"Ne shpresojmë se nga fundi i vitit 2006 forcat tona të sigurisë do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësitë nga një pjesë e konsiderueshme e trupave amerikane, në marrëveshje të plotë me amerikanët", tha Talabani.
Më tej ai ka kundërshtuar kërkesat për zvogëlim të numrit të trupave amerikane para kësaj kohe. Bush gjithashtu ka përsëritur mbështetjen e tij për Irakun, pavarësisht aktivitetit të kryengritësve.
Takimi mes dy presidentëve vjen në një kohë kur Iraku është duke u përgatitur për të shkuar në referendumin për kushtetutën të paraparë për në 15 tetor.
XS
SM
MD
LG