Ndërlidhjet

PRISHTINË


Vendimi i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova për të përshpejtuar procesin e përgatitjeve, që do të cojnë deri tek statusi përfundimtar, është diskutuar sot në takimet, që z. Rugova i ka zhvilluar me shefin e zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg dhe shefin e adminstratës ndërkombëtare Soren Jessen Petersen. Rugova ka thënë sot se megjithë insistimin e tij për njohjen direkte të pavarësisë së Kosovë, udhëheqësit kosovarë megjithatë, duhet t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për bisedimet e mundshme mbi statusin përfundimtar. Në këtë frymë, tha zoti Rugova, ka qenë edhe vendimi për të përshpejtuar përgatitjet që do të cojnë deri tek statusi përfundimtar.
Pikërisht për këtë cështje Jessen Petersen sot ka takuar kryetarin e PDK-së Hashim Thaci.
XS
SM
MD
LG