Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po vazhdon sot samitin treditor, ndërkohë që në ditën e parë, temë qendore ka qene terrorizmi.
Sekretari i përgjithshëm Kofi Annan, u apeloi liderëve që të përmbushin një numër idealesh përfshirë luftën kundër terrorizmit.
Presidenti amerikan George Bush kërkoi nga Këshilli i Sigurimit, që të bëjë më shumë për të ndërprerë sulmet terroriste:
"Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë tek sundimtarët e regjimeve të paligjshme, që sponsorizojnë terrorizmin dhe krijojnë armë të shkatërrimit në masë: 'Ju nuk do të lejoheni që të kërcënoni paqen dhe stabilitetin e kësaj bote", tha Bush. Ndërkaq, kryeministri britanik Tony Blair deklaroi:
"Strategjia është jo vetëm të vrasësh por sipas terrorit të shkaktosh kaos dhe jostabilitet, të na ndajë dhe shkaktojë konfuzion tek ne, armiqtë e terrorizmit. Terrorizmi nuk do të mundet, derisa përcaktimi ynë të mos jetë i plotë si i tyre, mbrojtja jonë e lirisë të mos jetë absolute si fanatizmi i tyre, dhe derisa pasioni ynë për rrugë demokratike të mos jetë i madh sa pasioni i tyre për tirani", tha Tony Blair.
XS
SM
MD
LG