Ndërlidhjet

NJU JORK


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po vazhdon sot takimin vjetor treditor, ndërkohë që në ditën e parë, temë qëndore ka qenë terrorizmi.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili gjendet në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e rradhës së Asamblesë së Përgjithshme është takuar dhe me homologë nga vende të ndryshme. Berisha është takuar me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili ka premtuar se do të angazhohej pranë investitorëve italianë për mundësinë e investimeve në infrastrukturën e Shqipërisë. Berisha e Berlusconi kanë theksuar bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe misioneve paqeruajtëse. Sot pritet që kryeministri Berisha të takohet me homolgun e tij turk Erdogan dhe atë grek Karamanlis, që gjithashtu po ndjekin punimet e Asamblesë së Përgjithshme.
XS
SM
MD
LG