Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka kërkuar sot nga spektri politik i Kosovës që në përgatitjet për statusin të përfshihen edhe shoqëria civile dhe pakicat. “Uniteti i faktorit politik në Kosovë ka qenë kërkesa ime e vazhdueshme, por ashtu siç kërkojmë unitetin, ne dhe drejtuesit këtu duhet ta respektojmë edhe diversitetin, duke përfshirë shoqërinë civile, grupet e grave dhe ajo që është shumë e rëndësishme, edhe bashkësitë minoritare”, tha Peteresen. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi tha se ekipi negociator që është nominuar nga presidenti Rugova do të garantojë unitetin e proceseve për të ecur përpara.
XS
SM
MD
LG