Bekim Bislimi, Prishtinë
Në bazë të studimeve shkencore, si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, rreth ¼ e popullatës së saj vuajnë nga stresi post traumatik. Kështu thotë Ferride Rushiti, drejtuese e Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.
"Prej studimeve më të fundit shkencore, është studimi i CDC-së që është bërë në vitin 2002, domethënë faza e dytë dhe gjatë këtij studimi është parë se 25 përqind e popullatës vuajnë nga stresi post traumatik, i cili është manifestuar në mosha të ndryshme të popullatës. Mund të them që në rrethana të caktuara është shprehur me këtë përqindje, por në këto rrethana që po jetojmë tani, përqindja mund të jetë edhe më e madhe. Pavarësisht faktit që me kalimin e kohës mendohet që pasojat vijnë duke u zbutur, dhe se koha shëron plagët, tek ne fatkeqësisht është e kundërta. Koha nuk shëron plagët pasi ka shumë të zhdukur, ka shumë probleme sociale, është statusi i pazgjidhur, një situatë pasigurie. Të gjitha këto e rëndojnë edhe më shumë, edhe më tutje statusin e viktimës."
Zonja Rushiti shton se që nga viti 1999, kur është themeluar qendra që ajo drejton, çdo vit janë trajtuar rreth 1000 persona, të cilët siç thotë ajo, kanë përfituar ndihma psikologjike, mjekësore, psikiatrike, sociale, si dhe trajtime të tjera rehabilituese, ndërsa kërkesat vazhdojnë ende të jenë të mëdha.
Ndërkaq Melita Kallaba, psikiatre në këtë qendër, thekson se traumat e personave që i nënshtrohen trajtimit aty, janë pasojë e përjetimeve të ndryshme gjatë luftës.
" Kanë pësuar traumë direkte, kur ata janë keqtrajtuar direkt prej regjimit serb, prej paramilitarëve; janë persona të cilët kanë anëtarë të familjes të vrarë; persona të cilët kanë qenë të burgosur vetë direkt, ose ata të cilët kanë patur familjarë të burgosur, fëmijë të cilët kanë mbetur jetimë dhe nga ajo që kam parë i sjellin anëtarët e tjerë të familjes. Një kategori tjetër janë ata të cilët vetëm kanë qenë të pranishëm në torturat që u kanë bërë të tjerëve".
Ndërsa zonja Rushiti thekson se duke u nisur nga fakti që shumicën e kohës lufta është zhvilluar në zona rurale, shumica e njerëzve me strese post traumatike janë nga ato zona dhe ata e kanë më të vështirë të tejkalojnë gjendjen.
"Shumicën e kohës meshkujt kanë dalë nëpër male, gratë kanë qenë ato që janë ballafaquar, e kanë ndërruar rolin në familje dhe ndoshta janë ballafaquar më shumë me faktorët e rrezikut. Shumica e klienteve janë prej zonave rurale. Qyteti po ashtu ka dhe përparësitë e veta, që ndoshta njerëzit kanë akses edhe për jashtë vendit, jeta sociale është pak më ndryshe, niveli edukativ i familjes është më ndryshe dhe kjo ja lehtëson viktimës ndoshta edhe simptomat, edhe ja redukton stresin".
Ndërkaq doktoreshë Kallata thekson se trajtimi i personave me strese post traumatike bëhet në aspektin direkt në aspektin mjekësor përmes barnave, dhe në format e ndryshme psikoterapeutike.
" Ne i kushtojmë shumë rëndësi bisedës me klientin. I ofrojmë mundësi dhe kushte klientit që ta arrijë atë. Kjo është primare në punën tonë dhe rëndësinë e saj e kuptojnë edhe vetë klientët."
Përqindja më e lartë e personave që kërkojnë ndihmë në Qendrën për rehabilitim, sipas doktoreshës Kallata janë ata që kanë problemet më të mëdha dhe që nuk kanë arritur vetë t'i tejkalojnë vështirësitë e tyre.
" Këtë e tregon edhe vetë fakti se tash kaq vite që jemi duke punuar, ka akoma raste të reja që vijnë pas kaq viteve".
Doktoresha Kallata thotë se traumat e luftës kanë luajtur rol të madh në lindjen dhe shfaqjen e çrregullimeve të para psikologjike.
"Ka shumë të rinj, të cilët pas periudhës së luftës, pas një frike shumë të fuqishme që e kanë patur, pas një ballafaqimi shumë të rrezikshëm me armikun dhe pas tejkalimit të situatave të vështira pa zgjidhje, ka ndikuar që të shfaqet një çrregullim psikotik, për të cilin nuk mundemi të themi që është i pashërueshëm, mirëpo kërkon një trajtim më kompleks dhe më të rregullt. Ndërkaq sipas zonjës Rushiti, për t'u përballur me problemin e personave të traumatizuar gjatë luftës, deri më tani nuk është krijuar ndonjë strategji.
"Nuk ka ndonjë strategji prej institucioneve. Tani së fundi, qendra në bashkëpunim me një grup ekspertës, ku bartës është Ministria e Shëndetësisë, financues është Këshilli danez, Ministria për Mirëqënie Sociale e Universiteti i Prishtinës, jemi duke përpiluar një strategji kombëtare, e cila do t'i mbulonte viktimat, personat që janë traumatizuar gjatë luftës, por natyrisht edhe trauma të tjera, që do të vijnë më tutje."
Sidoqoftë ende nuk egzistojnë të dhëna të reja që dëshmojnë se sa ka arritur numri i të traumatizuarve të luftës. Ndërkaq strategjia kombëtare për t'u përballur me problemin e këtyre personave ende është në përpunim e sipër.