Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Presidenti amerikan, George Bush ka premtuar se do të përdorë fonde federale të shtuara për rindërtimin e Gjirit të Bregdetit jugor amerikan, që u shkatërrua nga uragani Katrina muajin e kaluar.
- Në çdo sipërfaqe të goditur nga uragani, ne do të bëjmë atë që duhet. Do të qëndrojmë atje aq gjatë sa të jetë e nevojshme për ti ndihmuar qytetarët që ti rindërtojnë bashkësitë e tyre, tha presidenti George Bush. Këto komente ai i bëri në një fjalim të drejtëpërdrejtë televiziv mbrëmë vonë në Nju Orleans. 80% e këtij qyteti ishte vërshuar nga pasojat e uraganit Katrina, më 29 të muajit të kaluar. Presidenti George Bush i pranoi kritikat e përhapura se përgjigjja e qeverisë federale ndaj uraganit nuk ishte e koordinuar mirë. Sipas të dhënave zyrtare të deritashme, nga ky uragan kanë humbur jetën afro 800 vetë.
XS
SM
MD
LG