Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Në takimin e mbrëmshëm të presidentit amerikan, George Bush me atë rus, Vlladimir Putin, pos tjerash, u diskutua edhe për programin bërthamor të Iranit. Zoti Bush u tha reporterëve se diplomacia do të përcaktoj se a do të mund të diskutohet për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit, për vënien eventuale të sanksioneve kundër Iranit. Në këtë kuadër presidenti Bush tha:
- Jam i sigurtë se bota do ta shohë Iranin në Këshillin e Sigurimit, nëse ai nuk u përshtatet marrëveshjeve. Kur do të ndodhë kjo është çështje e diplomacisë. Ne biseduam për këtë çështje.
Presidenti Putin tha se Rusia, poashtu, është kundër pajisjes së Iranit me armatim bërthamor, por ai nuk dha shenja se a do ta përkrahte Moska diskutimin për Iranin në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG