Ndërlidhjet

KABUL


Afganët sot votojnë në zgjedhjet e para parlamentare pas 35 vjetëve. Mbi 2.700 kandidatë konkurojnë për 249 ulëset në Dhomën e Ulët të Asamblesë Kombëtare, kurse votuesit do të zgjedhin edhe anëtarët e rinj të Këshillave Komunalë.
Presidenti Hamid Kharzai, pasi hodhi votën e tij në Kabul, tha se afganët po bëjnë histori dhe përcaktojnë fatin e vet pas 30 vjet të luftërave, ndërhyrjeve, pushtimeve dhe mjerimit.
"Është nder i madh për mua si afgan që mund të votoj në mënyrë të fshehtë dhe sipas vullnetit tim", tha Kharzai.
Në Paris, shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Francës njoftoi se një ushtar francez e ka humbur jetën sot në një shpërthim në jug të Afganistanit.
Ndërkaq, dy policë afganë dhe tre militantë të dyshuar talibanë janë vrarë në përleshjet në krahinën Khost afër kufirit me Pakistanin, kurse raportohet se janë plagosur dy ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG