Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd dhe diplomatë të 21 vendeve të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian nesër do fillojnë një vizitë dy ditore në Kosovë. Në komunikatën e ambasadës së Britanisë në Beograd thuhet se në delegacion do jetë dhe i dërguari special për Kosovën i Javier Solanës, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri.
Qëllimi i vizitës është njohja me gjendjen në Kosovë derisa janë paraparë takime me drejtuesit më të lartë kosovarë si dhe me zëvendësshefat e UNMIK-ut dhe përfaqësuesit e KFOR-it. Vizita është organzuar nën kujdesin e Britanisë që ka presidencën e rradhës së BE-së dhe zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën.