Ndërlidhjet

VJENË


Ambasadori amerikan pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Gregory Schulte, ka deklaruar se propozimi për ta dërguar çështjen e programeve bërthamore të Iranit para Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme është i tejkaluar. Schulte ka theksuar se kjo kërkesë e hershme e vendit të tij është e nevojshme për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes për mosshumimin e armëve bërthamore nga ana e Iranit.
Këto komente u bënë derisa diskutohej në bordin e Agjencisë së Energjisë Bërthaqmore çështja e Iranit. Vetë kreu i kësaj agjencie, Mohamed El Baradei, kërkoi nga të gjitha palët që t'i kthehen bisedimeve.
"Për fat të keq ne po kalojmë në një periudhë përballjesh dhe mosmarrëveshjesh politike. Shpresoj që gjatë kësaj jave palët të punojnë së bashku për t'u krijuar kushtet e nevojshme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e bisedimeve", tha el Baradei.
XS
SM
MD
LG