Ndërlidhjet

BASRA, IRAK


Sekretari britanik i mbrojtjes, John Reid ka mbrojtur si "absolutisht të drejtë", operacionin e forcave britanike për lirimin e dy ushtarëve që ishin arrestuar nga policia e Irakut në qytetin jugor irakian, Basra. Zoti Reid tha sot se, sipas një marrëveshjeje me Bagdadin, është dashur që të dy ushtarët t'u dorëzohen forcave të koalicionit. Më herët gjatë ditës, qeveria e Britanisë ka konfirmuar se armata ka "përdorë forcën" për ti liruar ushtarët.
Sipas ushtrisë britanike në Basra, policia lokale ka "injoruar" urdhërin nga Ministria e Brendshme e Irakut për lirimin e ushtarëve. Mëtutje, është thënë se armata e Britranisë, ka pasur informacione se personat, për të cilët kërkohej lirimi, u ishin dorëzuar grupeve lokale paramilitare dhe se "jeta e tyre ishte në rrezik".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG