Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë u mbajt ceremonia e lamtumirës për Simon Wiesenthal, ndjekësin e nazistëve, i cili të martën ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare.
Kancelari austriak Wolfgang Schuessel tha se Wiesenthal nuk ishte nga më të fuqishmit në botë, por megjithate e "kishte fuqinë për t'i ndryshuar gjërat dhe për ta bërë botën pak më të drejtë".
Për presidentin George Bush, Wiesenthal ishte "avokat i palodhshëm dhe i pasionuar", i cili tërë jetën ia kushtoi gjurmimit të vrasësve nazistë dhe promovimit të lirisë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se përpjekjet e Wiesenthal i ndihmuan angazhimet e organizatës botërore për promovim të tolerancës dhe luftim të antisemitizmit.
XS
SM
MD
LG