Ndërlidhjet

SHTUTGART


Punëtorët e ndërtimit në aeroportin e Shtutgartit kanë zbuluar mbeturina të kufomave, që besohet se u përkasin rreth 30 hebrejve të cilët kanë qenë të detyruar të punonin në kampet e përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kufomat u gjetën në hyrjen e bazës ajrore ushtarake amerikane, e cila kufizohet me aeroportin.
Zyrtarët thanë se ekzaminimet mjekësore sugjeruan se kufomat ishin varrosur para 60 vjetëve, dhe besohet të jenë të hebrejve të burgosur në kampin në afërsi, të cilët vdiqën nga uria në fund të 1944 dhe fillim të 1945.
XS
SM
MD
LG