Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi ka thënë se "bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës me siguri do të fillojnë nga fundi i këtij viti".
Vuk Drashkoviq ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Beta se sekretari i përgjithshëm i KB Kofi Annan, në tetor do ta caktojë të dërguarin special për bisedimet, selia e të cilit do të jetë në Vjenë, sepse vitin e ardhshëm Austria e kryeson Bashkimin Evropian.
Ndërkohë agjencia Reuters ka njoftuar se i dërguari special për Kosovën Kai Aide, do ta shtyjë përfundimin e raportit për disa javë.
Reuters transmeton një diplomat perëndimor, të ketë thënë se shtyrja e raportit bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes së pakicës serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG