Ndërlidhjet

NJU JORK


Serbia nuk ka ambicje që përsëri t'i sundojë shqiptarët në Kosovë, por nuk mund të heqë dorë nga territori i saj historik, në të cilin ende jetojnë rreth 100 mijë serbë, ka deklaruar presidenti i Serbisë Boris Tadiq për agjencinë Associated Press.
"Serbia aspak nuk dëshiron t'i rregullojë marrëdhëniet politike ndërmjet shqiptarëve, por ne duhet të kujdesemi për serbët në Kosovë", ka shtuar Tadiq.
Lidhur me referendumin për pavarësinë e Malit të Zi, Tadiq ka thënë se kjo mund ta ndërlikonte çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG