Ndërlidhjet

PRAGË


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, e njohur si UNICEF, ka ftuar për një aksion të shpejtë për përmirësimin e jetës së fëmijëve në vendet islamike. Në raportin më të ri të UNICEF-it dhe Organizatës së Konferencës Islamike, mëtutje thuhet se vendet islamike kanë njërën nga shkallët më të larta të vdekshmërisë së fëmijëve dhe të nënave. Problem tjetër, që theksohet në këtë raport, është mungesa e ushqimit dhe shkollimi, veçanërisht në vendet afrikane.
XS
SM
MD
LG