Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Statusi final i Kosovës, "duhet të bazohet në vullnetin e lirë të popullit të Kosovës, të shprehur nëpërmjet të metodave demokratike", tha, pos tjerash, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj. Mëtutje, mbrëmë vonë duke folur në Asamblenë e Pëgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Mustafaj tha se "në këtë kontekst, pavarësia e kushtëzuar e Kosovës do ti mundësoj Bashkësisë Ndërkombëtare mbikqyrjen e zhvillimit të plotë të institucioneve dhe të shoqërisë së Kosovës, duke shërbyer si garantues për serbët dhe minoritetet e tjera". Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, ministri i jashtëm i unionit Serbi – Mali i Zi, Vuk Drashkoviq tha se "nuk mund të ketë autonomi të kufizuar por as pavarësi për Kosovën". Në këtë aspekt ai tha se me propozimin "më tepër se autonomi e më pak se pavarësi", autoritetet në Beograd shkojnë kah një kompromis maksimal. Mëtutje zoti Drashkoviq tha:
- Kosova stabile dhe evropiane do të thotë rajon stabil të Ballkanit perëndimor dhe anasjelltas.
Agjencia Reuters nga Nju Jorku mëtutje raporton se diplomatët kanë thënë se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po e shqyrtojnë një formë të pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën nën mbikqyrjen e BE-së në neogociatat e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, që do të fillojnë më vonë këtë vit.
XS
SM
MD
LG