Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Në Beograd nuk po shkoj për bisedime politike, por do të kërkoj kthimin e trashëgimisë kulturore dhe historike që i takon Kosovës", tha sot në Prishtinë, ministri i kulturës, Astrit Haraçia. Ai nesër në Beograd do të bisedoj me ministrin e kulturës së Serbisë, Dragan Kojadinoviq. Ky takim ishte shtyrë dy herë. Zoti Haraçia tha se "nuk ka arsye për të hezituar" për të shkuar në Beograd për bisedime "për të kërkuar kthimin e vlerave që ishin krijuar në Kosovë dhe i takojnë Kosovës".
XS
SM
MD
LG