Ndërlidhjet

UASHINGTON


Uragani Rita e ka ndryshuar drejtimin, kështu që qytetet Houston dhe Galveston në Teksas mund të mos jenë nën goditjen direkte të stuhisë, e cila ka bërë që rreth 2 milionë njerëz t'i braktisin shtëpitë.
Qendra Kombëtare për Uraganet e katagorizoi uraganin nga shkalla e 5-të në të 4-tën, por tha se Rita mbetet i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.
Një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme në Teksas dhe Luiziana, presidenti George Bush deklaroi.
"Zyrtarët në të gjitha nivelet e qeverisë po përgatiten për më të keqen. Forcat e armatosura kanë dërgur trupa, ndërsa kemi resurse që zyrtarëve federalë, shtetërorë dhe lokalë t'u ndihmojmë të reagojnë me efektivitet", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG