Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Kulturës i Kosovës Astrit Haraçia u takua sot në Beograd me ministrin e Kulturës së Serbisë, Dragan Kojadinovic. Kthimi i arkivave të Kosovës që janë marrë nga Serbia gjatë luftës dhe mbrojtja e monumenteve kulturore e fetare serbe ishin dy kërkesa kryesore të palëve në këtë takim. Sipas ministrit Haraçia kjo vizitë ishte e rëndësishme për stabilitetin në rajon dhe nuk ka karakter politik. Kjo ishte vizita e parë e një ministri të qeverisë së Kosovës në Beograd.
XS
SM
MD
LG