Ndërlidhjet

GAZË


Së paku 10 palestinezë u vranë, në mesin e të cilëve edhe 2 fëmijë, kur një veturë shpërtheu në kohën e mbledhjes së Hamasit, në një kamp refugjatësh, në Rripin e Gazës. Më shumë se 80 persona u plagosën. Ministria e brendshme palestineze tha se sipas të dhënave të para shpërthimi u shkaktua nga pakoja me eksploziv, që ndodhej në një veturë. Lëvizja Hamas po kremtonte tërheqjen e forcave të Izraelit nga Rripi i Gazës. Ushtria e Izraelit mohoi përfshirjen në shpërthim.
XS
SM
MD
LG