Ndërlidhjet

BEMONT/TEKSAS


Uragani Rita goditi sot bregdetin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa. Pjesë të mëdha të Nju Orleansit, të shkatërruar nga uragani muajin e kaluar, sërish ishin nën ujë. Rita ishte uragan i kategorisë më të fuqishme, mirëpo ajo shënoi rënie në kategorinë e dytë. Megjithëkëtë, me erërat e shpejtësisë 160 kilometra në orë dhe shirat e rrëmbyeshëm, Rita ende paraqet rrezik. Uragani goditi edhe disa rafineri kryesore të naftës, fati i të cilave mbetet ende i paqartë.
Në Hjuston prefekti Bill White tha se është herët për të bërë vlerësime për dëmet.
"Ka erëra dhe shira të furishme, prandaj nuk jemi duke bërë ndonjë analizë finale për dëmet e stuhisë" tha White.
Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga shtëtpitë e tyre në prag të stuhisë. 24 të moshuar humbën jetën dje derisa evakuoheshin nga uragani.
XS
SM
MD
LG