Ndërlidhjet

BIJUMONT, TEKSAS


Uragani Rita vazhdoi të dobësohet, pasi për orë të tëra kishte goditur gjirin e bregdetit jugor të Shteteve të Bashkuara, duke shkatërruar shtëpi, rrëzuar drunjë dhe duke vërshuar sipërfaqet e niveleve të ulëta. Uraganit i shpëtoi Hjustoni, qyteti i katërt më i madh në Amerikë, por ai goditi qytetet e vogla përgjatë bregdetit të Teksasit dhe të Luizianës, përfshirë edhe disa rafineri nafte. Agjencitë e lajmeve raportojnë se gjndja e tyre mbetet e paqartë. Pjesë të qytetit të Nju Orleansit, që ishte shkatërruar nga uragani Katrina para një muaji, përsëri është vërshuar nga të reshurat e shtërngatës së sotme. Në sajë të evakuimit të hershëm, duket se jetët e njerëzve janë mbrojtur dhe janë evituar dëmet e mëdha. Presidenti amerikan, George Bush, sot gjatë fjalimit të rregullt javor në radio, premtoi ndihmë të shpejtë federale. Ai shfaqi besimin se hapësirat e goditura së shpejti do të rimëkëmben:
- Amerikanët kanë përkushtimin dhe vullnetin për ta mbizotëruar çfarëdo sfide nga njeriu ose natyra. Shpirti guximtar i Amerikës do të na çojë nëpër çdo shtërngatë, ndërsa karakteri mëshirues i vendit do të na ndihmoj ta rindërtojmë atë.
Më se 2 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre përgjatë bregut 500 kilometërsh dhe po presin që sa më parë të kthehen.
XS
SM
MD
LG