Ndërlidhjet

BEMONT


Banorët në Teksas dhe Luiziana filluan pastrimin e zonave të goditura dje nga uragani Rita. Stuhia rrëzoi drunjë dhe shkaktoi përmbytje, mirëpo bëri më pak dëme se sa uragani Katrina muajin e kaluar. Vetëm 1 person vdiq nga Rita, krahasuar me më shumë se 1.000 viktima të uraganit të mëparshëm. Presidenti George Bush foli para punëtorëve të emergjencës në kryeqytetin e Teksasit, Austin:
"Unë njoh shumë njerëz në këtë shtet. Këto janë kohë fatkeqe, por unë shpresoj se do të gjeni pak rehati duke e ditur se ka shumë njerëz të cilët punojnë jashtë orarit për t'u ruajtur dhe për t'u ndihmuar juve" tha Bush.
Dëmet në rafineritë e naftës nuk janë të mëdha. Mbi 2 milionë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në prag të uraganit Rita.
XS
SM
MD
LG