Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarët për zgjedhjet në Afganistan publikuan sot rezultatet e pjesëshme të zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar. Shefi i trupës së përbashkët për menaxhimin e zgjedhjeve, Peter Erben tha se të gjitha fletëvotimet kanë arritur në pikat e numërimit.
"Procesi i numërimit po zhvillohet mirë. Deri tani kemi numëruar 19 përqind të votave dhe në fillim të tetorit do të përfundojmë të gjithë procesin" tha Erben. Sipas tij, rreth 6.8 milionë persona kanë dalë në votime, 43 përqind prej të cilëve janë femra.
XS
SM
MD
LG