Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 10 persona u vranë në shpërthimin e një veture bombë sot në Bagdad. Në mesin e të vrarëve janë edhe 7 policë, ndërsa 10 të tjerë u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli të policisë, në afërsi të disa ndërtesave qeveritare.
Ndërkohë, ushtria amerikane ka filluar sot të lirojë qindra të burgosur që mbaheshin në Abu Graib. Ushtria tha se rreth 1.000 të burgosur do të lirohen gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG