Ndërlidhjet

VJENË


Është zgjedhur për një mandat të tretë Mohamed el Baradei në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Kjo zgjedhje vjen në një moment tepër të ndjeshëm për këtë agjenci, e cila po diskuton çështjen e programeve bërthamore të Iranit.
El Baradei ka theksuar se "pavarësia dhe paanshmëria do ta drejtojë punën e tij".
Sipas diplomatëve El Baradei ka shkatuar zemërimin e Uashingtonit kur ka vënë në pikëpyetje armët bërthamore të regjimit të Sadam Huseinit dhe për faktin se nuk ka ndjekur një linjë të ashpër kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG