Rrahman Paçarizi nga aeroporti në Sllatinë
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovës, Soren Jessen Petersen, tha sot se deri në fund të këtij viti do të fillojnë diskutimet për statusin përfundimtar të Kosovës, të cilat sipas të gjitha gjasave do të udhëhiqen nga diplomati finlandez Marti Ahtisari, emri i të cilit po përmendet gjithnjë e më shumë. Këto komente zoti Petersen i ka bërë sot pasdite në aeroportin e Prishtinës, me t’u kthyer nga Nju Jorku, me ç’rast tha se shpresonte shumë që statusi i Kosovës do të përcaktohej gjatë vitit 2006.
Zoti Petersen tha se çështja kryesore që kishte diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan dhe me ministra të jashtëm dhe ambasadorë në Këshillin e Sigurimit, si dhe me përfaqësues të Grupit të Kontaktit ishte rruga e Kosovës përpara dhe në këto diskutime kishte një konsensus të qartë se procesi duhet dhe do të vazhdojë:
"Unë kam thënë se status-quo-ja është e paqëndrueshme dhe bazuar në të gjitha që dëgjova dhe që diskutuam, mund të them se tani jam shumë i bindur se deri në fund të vitit, që do të thotë brenda disa muajsh, diskutimet për statusin do të jenë në rrugë të mbarë," tha Jessen Petersen. Ai tha se fillimi i diskutimeve për statusin nuk do të thotë se e gjithë puna në Kosovë është kryer, pasi këtu ka shumë gjëra për të bërë, sidomos në disa standarde shumë të rëndësishme. Shefi i UNMIK-ut tha se raporti i zotit Eide do të shpallet shumë shpejt:
"Raporti i ambasadorit Eide është meritor, vendimtar dhe unë pres që Këshilli i Sigurimit të takohet sipas rekomandimit të Sekretarit të Përgjithshëm kah mesi i tetorit," tha Jessen Petersen, i cili nuk ka dashur të komentojë nëse bashkësia ndërkombëtare është e disponuar pro pavarësisë së Kosovës. Para fundit të vitit do të hyjmë në diskutimet për statusin dhe kur të fillojnë këto bisedime ne mund t’i përgjigjemi pyetjes nëse ka një ndjenjë për pavarësinë, tha Petersen, sipas të cilit statusi mund të përcaktohet gjatë vitit të ardhshëm:
"Unë shpresoj shumë se gjatë vitit 2006 statusi i Kosovës do të jetë i përcaktuar," tha Jessen Petersen, për të shtuar se megjithatë për kohëzgjatjen e bisedimeve dhe për orarin e tërësishëm të tyre do të vendosë i dërguari për statusin, emri i të cilit ende nuk është krejt i sigurt:
"Nuk ka ndonjë vendim ende, mirëpo është e qartë se fokusi gjithnjë e më shumë bie mbi Marti Ahtisarin," tha Jessen Petersen, duke shpjeguar se fillimisht nevojitet rekomandimi i Sekretarit të Përgjithshëm për Këshillin e Sigurimit që të fillojnë diskutimet për statusin dhe vetëm kur Këshilli i Sigurimit ta miratojë propozimin e zotit Anan, atëherë mund të emërohet i dërguari për statusin.
Petersen tha sot se nuk e dinte nëse ai do të jetë kryeadministratori i fundit ndërkombëtar i Kosovës, por tha se puna e tij është udhëheqja e një misioni të përkohshëm, puna e të cilit merr fund me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Zoti Jessen Petersen ka thënë se aktualisht nuk mund të flitet për një strategji të qartë të Kosovës për bisedimet lidhur me statusin, por shfaqi shpresën se të mërkurën Kuvendi i Kosovës do të miratojë ekipin negociator të unitetit, siç e quajti ai, ekipin e shpallur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe vetëm pastaj mund të flitet për një strategji.