Ndërlidhjet

MAMUSHË


Në fshatin Mamushë të Prizrenit, i cili është i banuar me shumicë turke, ka filluar ceremonia solemne e konsituimit të Kuvendit të Përkohshëm Komunal, në kuadër të decentralizimit të pushtetit vendor. Mamusha
është komuna e tretë që po themelohet nga pesë zonat e propozuara për decentralizim dhe e para që në Kuvendin e Përkohshëm Komunal do të ketë shumicë turke.
Graçanica dhe Parteshi, lokalitete të banuara me shumicë serbe, gjithashtu gjenden në listën e propozimeve, por decentralizimi i tyre vazhdon të mbetet peng i kundërshtimeve të përfaqësuesve serbë.
XS
SM
MD
LG