Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Mamushë të Prizrenit, u konstitua sot Kuvendi i Përkohshëm Komunal, në kuadër të decentralizimit të pushtetit vendor. Mamusha është komuna e tretë që po themelohet nga pesë zonat e propozuara për decentralizim dhe e para që në Kuvendin e Përkohshëm Komunal do të ketë shumicë turke. Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Peterssen tha se Mamusha si vendbanim i dominuar nga turqit është i rëndësishëm edhe në kuptime tjera.
"Së pari reflekton kontributin e madh të bërë nga komuniteti turk për një kohë të gjatë për krijimin e një shpirti multietnik në Kosovë" tha Petersen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG