Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish shefi i Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dëshmuar para Kongresit amerikan për rolin e tij lidhur me uraganin Katrina.
Michael Brown, dha dorëheqje dy javë pas uraganit dhe pas kritikave të shumta për mënyrën se si kishte reaguar ndaj katastrofës.
Ligjvënësit e akuzuan Brown-in si njeri jokompetent, që nuk ka koordinuar reagimin e duhur të autoriteteve federale ndaj katastrofës, në të cilën mbi 1.100 veta e humbën jetën, kurse qindra mijë mbetën pa strehë.
Por ai të martën i akuzoi guvernatorin e Luizianës dhe kryebashkiakun e New Orleansit se nuk kanë urdhëruar evakuimin e detyrueshëm para se uragani të godasë zonën më 29 gusht.
"Koordinim don të thotë të flasësh me guvernatorin dhe kryebashkiakun për t'i inkurajuar që t'i kryejnë obligimet e tyre ndaj qytetarëve. Unë nuk mund të shkoj atje dhe t'i detyroj të bëjnë atë gjë", tha Brown.
Nga New Orleansi njoftohet se edhe shefi i policisë Eddie Compass ka dhënë dorëheqje pas raporteve se autoritetet planifikojnë të hetojnë sjelljen e rreth 250 policëve të qytetit, të cilët pas goditjes së uraganit Katrina nuk u paraqitën në detyrë, ndërsa New Orleansi u zhyt në kaos.
XS
SM
MD
LG