Ndërlidhjet

PRISHTINË


NATO-ja është e bindur se nuk do të ketë "kurrfarë keqësimi" të situatës në Kosovë, me rastin e përcaktimit të statusit përfundimtar, është shprehur sot në Prishtinë, komandanti i krahut jugor të Aleancës veriatlantike, Harry Ulrich. Ai mëtutje ka lavdëruar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për tu ballafaquar me vlerësimet e diplomatit Kai Eide, megjithëqë "janë të vetëdijshëm se ka disa mungesa që përmenden në raport". Gjatë qëndrimit në Prishtinë admirali Ulrich u takua me presidentin Ibrahim Rugova, me kryeministrin Bajram Kosumi, me liderët opozitarë, Hashim Thaçi e Veton Surroi dhe me koordinatorin e grupeve punuese për bisedat për status, Blerim Shala.
XS
SM
MD
LG