Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ekipet mjekoligjore kanë zhvarrosur mbetjet e më se 100 njerëzve që besohet se ishin viktima të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995. Këto mbejte janë gjetur në varrezën masive në fshatin Liple, në verilindje të Bosnjës. Ky fshat pothuajse ishte braktisur i tëri gjatë luftës në Bosnjë, pasi popullata myslimane ishte detyruar të largohej nga trupat serbe të Bosnjës. Në qershor të vitit 1995 këto forca kishin marrë nën kontroll enklavën myslimane Srebrenica, që ishte e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, duke vrarë afro 8 mijë meshkuj myslimanë. Deri tash, mijëra viktima të masakrës së Srebrenicës janë zhvarosur nga afro 60 varreza masive në mbarë këtë rajon. Konsiderohet se masakra e Srebrenicës ishte mizoria më e tmerrshme në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG