Ndërlidhjet

VLLADIKAVKAZ


Një dëshmitar në procesin gjyqësor lidhur me rastin e shkollës në Beslan në Oshetinë veriore ka thënë se një automjet i blinduar rus ishte i pari që kishte hapur zjarr. Në përleshjet që kishin pasuar u vranë shumë persona të rrëmbyer. Autoritetet në Moskë kanë thënë se një shpërthim kishte detyruar forcat e sigurisë së Rusisë që të depërtojnë në ndërtesë. Nga ky depërtim, në shtator të vitit 2004, ishte krijuar një kaos që përfundoi me 318 të vrarë, në mesin e të cilëve edhe 186 fëmijë.
XS
SM
MD
LG