Gëzim Ostreni, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ostreni, mbase më 19 nëntor të këtij viti do të mbahet kongresi i parë i Bashkimit Demokratik për Integrim, me ç'rast është paralajmëruar se do të pësojë ndryshime platforma politike e BDI-së. Për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë?
GËZIM OSTRENI
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vepruar si parti tematike. Në fokus kryesor ka qenë realizimi i parashikimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe i ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë. Tani, meqë kjo çështje po mbaron, ne prodhojmë politika të reja, të cilat duhet t'i verifikojë kongresi i parë i BDI-së në programin politik të tij. Është koha që ne të angazhohemi shumë më tepër për realizimin e politikave të ekonomisë dhe politikës sociale. Pastaj normalisht është krejt e rregullt që në vëmendjen tonë të jetë zbatimi i të gjitha ligjeve që janë sjellë nga parlamenti, pa dallim nëse ato dalin nga Marrëveshja e Ohrit, ose janë të motivuara për të mbuluar nevojat e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit ligjor në Republikën e Maqedonisë. Kujdes i veçantë duhet t'i kushtohet luftës kundër krimit të organizuar, rregullimit të problematikës së gjykatave, të prokurorive dhe kështu me radhë, me qëllim që me të vërtetë të vendoset në funksion shteti ligjor.
RADIO EVROPA E LIRË
Mund të pritet që të ketë ndryshim në stafin udhëheqës të Bashkimit Demokratik për Integrim?
GËZIM OSTRENI
Ajo është çështje e kongresit. Por sidoqoftë më duhet të theksoj se brenda BDI-së nuk funksionon ndonjë pakicë apo shumicë partiake, e cila deri tani do të kishte paraqitur sigurisht mendimet e veta, do të prodhonte politika, të cilat dallojnë nga politikat që drejton zoti Ali Ahmeti me stafin e tij. Prandaj mendoj se kongresi do të vendosë. Nuk ka çudi që të ketë edhe pretendentë të tjerë për postin e kryetarit të partisë, është çështje demokratike dhe është e drejta e kongresit. Por momentalisht nuk kemi ndonjë kandidat që e ka propozuar ndonjë degë, ose këshill vendor, por as ndonjë që të ketë shprehur vetë dëshirën të kandidojë për këtë post.
RADIO EVROPA E LIRË
Cili do të jetë roli i Bashkimit Demokratik për Integrim si parti që është pjesëmarrëse në qeveri, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të realizohen sipas kërkesave të BE-së?
GËZIM OSTRENI
Kjo nuk është çështje të cilën e ngremë vetëm për arsye se kërkon Bashkimi Evropian. Kjo është çështje për të cilën Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë të rregullt është i interesuar, për shkak se vetë statusi politik i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe niveli që ai ka në besimin e qytetarëve, nuk e detyron që të bëjë çrregullime. Prandaj si parti është e kënaqur dhe e detyruar gjithmonë të krijojë kushte, me qëllim që qytetarëve t'u mundësohet në mënyrë të lirë e demokratike, pa presion, të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Ajo është me leverdi për Bashkimin Demokratik për Integrim.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka dhënë sinjale se Maqedonia mund të jetë vendi i dytë, pas Shqipërisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Keni biseduar me partnerët e koalicionit dhe cila është klima që është duke u krijuar tani në vend?
GËZIM OSTRENI
Ne në mënyrë të vazhdueshme bëjmë përpjekje që Republika e Maqedonisë të ndërtojë qëndrim të mirë ndaj Kosovës. Këtë e kemi shprehur edhe në dokumentet që i kemi sjellë në parlament, ashtu siç është Koncepti Kombëtar për Mbrojtje dhe Siguri i Republikës së Maqedonisë, ku nuk është paraparë se i kanoset rrezik Republikës së Maqedonisë nga Kosova. Por është normale që udhëheqësi i partisë sonë, zoti Ali Ahmeti, të udhëheqë dhe të ndjekë politikën e Bashkimit Demokratik në këtë drejtim. Prandaj unë nuk mund të komentoj atë që ai ka ndërmarrë, por është normale që të gjithë ne e mbështetim veprimtarinë e tij.
Intervistoi Zërijeta Hajro Jahjaga